Grupi i mesëm këmbësor i batalionit (GMKB) pranë Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë sot në poligonin e armatës “Krivollak” do të kryejë stërvitje taktike të qitjes me mbushje “Batalion i përforcuar këmbësorik mekanik në sulm” si aktivitet kurorë i njësitit, përcjell Fol.

Në qitjen krahas autoriteteve më të larta ushtarake, është parashikuar prania edhe e kryetarit të Republikës së Maqedonisë dhe komandantit suprem, Gjorge Ivanov, ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefi të SHM të ARM-së, gjeneral-nënkolonelit, Metodija Veliçkovski dhe gjeneralëve të ARM-së.

Gjatë stërvitjes taktike më shumë se 800 pjesëtarë të URM-së në forcë të batalionit të mekanizuar këmbësorik nga brigada e parë e mekanizuar këmbësorike, i përforcuar me njësite nga brigada, regjimenti për operacione speciale dhe brigada e aviacionit, do të tregojnë procedura, masa dhe kryerje të operacioneve ofensive me qitje me mbushje të përbërjeve të këtilla më të mëdha. Këto njësite kanë qenë në përbërje të GMKB, e cila më 6 tetor të vitit 2017 për herë të dytë e përfundoi vlerësimin konform konceptit të aftësive operative të NATO-niveli 2. /Fol/