Kampioni i Shqipërisë, Flamurtari ka mundur kampionen e Kosovës, Penzën në udhëtim me rezultat 80:99 (18:27, 15:36, 25:16, 22:20), në xhiron e shtatë të Ligës Unike për femrat.

Te Penza më e mira ishte Saranda Daci me 30 pikë e 13 kërcime, kurse më e mira te Flamurtari ishte Sophija Jacobsson me 27 pikë, 12 kërcime dhe tetë asistime, duke u ndihmuar nga Liliane Ndongbwo me 16 pikë e 14 kërcime dhe Samra Omerbasiq me 27 pikë e shtatë kërcime.
Skuadra pejane ka dy fitore e pesë humbje, ndërsa ajo vlonjate gjashtë fitore e një humbje.