Ideja se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një ‘qytet i ndritshëm mbi një kodër’ më shumë është i lidhur me Presidentin Ronald Reagan, mirëpo deri më tani është përdorur si parullë nga të gjithë politikanët.

Themeluesit e Amerikës donin që vendi i tyre të ishte një fener lirie dhe demokracie, që do të ndriçonte rrugën për pjesën tjetër të botës.

Por duket se shkëlqimi i asaj drite kohëve të fundit ka filluar të venitet. Në një sondazh më të ri tregohet një rënie e ndjeshme dhe të papritur të numrit të njerëzve në mbarë botën që e shohin SHBA-në të kenë ndikim pozitiv.

Sipas një sondazhi të ‘IPSOS’, përcjell Telegrafi, të bërë në 25 vende të botës tregon se vetëm 40 për qind mendojnë se SHBA-të ka një ndikim pozitiv në skenën botërore, kjo është më pak se Kina me 49 për qind dhe jo shumë larg Rusisë më 35 për qind. Në këtë anketë kanë marr pjesë 18 mijë persona.

Vlerësimi i SHBA-ve ka rënë me 24 pikë përqindje krahasuar më vitin e kaluar.

Kanadaja shihet si shembulli më i mirë me 81 për qind të të anketuarve duke thënë se ky vend ka një ndikim pozitiv në çështjet e botës. Së bashku me Australinë dhe Gjermaninë përfundojnë tre të parët.

Në Evropë në mes të trazirave të BREXIT-it, Britania shihet si një ndikim pozitiv me 57 për qind e të anketuarve, mirëpo krahasuar me vitin e kaluar, ky vlerësim ka rënë me 10 pikë.

Izraeli dhe Irani janë në fund të renditjes me vetëm 32 për qind përkatësish me 21 për qind duke e parë ndikimin e tyre botëror.