Ish ministri i kulturës, Arifikmet Xhemaili i cili dje u paraqit në PSP për t`u marr në pyetje, gjatë kohës së mandatit të tij së bashku me sekretaren e atëhershme shtetërore, Elizabeta Kancevska-Milevska i kanë zgjedhur skulpturat për Muzeun e VMRO-së, njëra prej aktiviteteve të para për nisjen e projektit “Shkupi 2014”, që u paralajmërua se do të kushtoje 80 milion euro, ndërsa deri më tani janë shpenzuar 640 milion euro.

Xhemaili ishte ministër i kulturës nga PDSH-ja nga viti 2007 deri në vitin 2008 kur u vendosën themelet e “Shkupi 2014”, ndërsa për krimet e pushtetit në këtë projekt po ashtu ka hetim në PSP.

Në Prokurorinë Speciale Publike refuzuan që të thuan se pse dje tek to ka qenë i ftuar edhe Arifikmet Xhemaili. Edhe vet Xhemaili i iku gazetarëve dhe nuk dha deklaratë.

Gazeta Vest në nëntor të vitit 2007 publikoi se ministri i atëhershëm Xhemaili dhe sekretarja shtetërore Kancevska-Milevska janë nisur për t`i vizituar muzetë e njohura, ku janë futur në bisedime me profesionist për kompleksin muzeor-Muzeu i luftës revolucionare maqedonase dhe Muzeu i viktimave të komunizmit, qysh para se ai të nis të ndërtohet në Shkup.