Nga Lidhja Social Demokrate sot njoftojnë se kandidatët për kryetarë të partisë kanë hedhur short për renditje në listën e votimit për zgjedhjet brendapartiake të 12 dhjetorit. Sipas shortit, Dimitar Kovaçevski do të mbajë numrin 1, Frosina Remenski numrin 2, kurse Jovan Despotovski do të mbaj numrin 3.

“LSDM është e vetmja parti në vend që ka mekanizëm të lartë demokratik për zgjedhjen e kryetarit, në të cilin anëtarët e zgjedhin kryetarin e partisë në zgjedhje të drejtpërdrejta”, thonë nga LSDM.

Ndryshe, zgjedhjet në LSDM vijnë si pasojë e dorëheqjes së liderit aktual Zoran Zaev, pas rezultatit në zgjedhjet lokale.