Kandidaturat e liderëve të partive politike shqiptare paraqesin guximin për të marrë përgjegjësi për të qenë sa më afër qytetarëve dhe nuk ka fare të bëjë me atë se a janë të vegjël apo të mëdhej, pasi fundi i fundit është se këta janë bartësit e veprimeve politike, thonë njohësit për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal.

Sipas, analistit politik, Bujar Plloshtani, këto liderë që ju futen garave për të marrë kreun e komunave tregon se ata duan që të jenë sa më afër problemeve të qytetarëve, që nuk nënkupton se ka ikje nga përgjegjësia, po përkundrazi, realizimi i ideologjive që këta ngërthejnë mund të realizohet nga çdo pozicion, qoftë lokal apo qendror.

“Kandidaturat e disa liderëve të partive politike shqiptare për kryetar të komunave, gjithnjë sipas meje paraqet guximin e tyre për të marrë përgjegjësi për të qenë sa më afër shërbimit të qytetarëve. Kjo sfidë e tyre për qeverisjen e komunave është një realitet politik që nuk ka të bëjë fare me ndarjen e të qenurit lider i vogël apo i madh, pasi fundja dhe ai është bartës i veprimit politik për të marrë përgjegjësi për të ushtruar detyrat publike në të mirë të cilido qytetar. Liderët që u futen garave të tilla tregon se dëshirojnë të jenë sa më afër problemeve të qytetarëve, dhe kjo nuk nënkupton ikje nga politkëbërja e tyre e subjekteve që drejtojnë. Realizimin e ideologjisë politike lideri mund ta realizojë në praktikë në cilindo qoftë pozicion publik të tij.”, thotë për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, analisti politik, Bujar Plloshtani.

Poashtu edhe magjistri i së drejtës ndërkombëtare, Valon Abdulahmidi se kjo dukuri e garimit të liderëve partiak nuk është për tu nënvlerësuar, pasi shembull për këtë ka qenë edhe Edi Rama, pastaj sipas tij, një gjë e tillë duhet të bëhet dhe të rimëkëmbet opazita shqiptare në Maqedoni nga themelet

“Kjo varet nga ambicja e liderëve. Ka lider partishë që vlersojnë se e kanë aritur zenitin e vet politik dhe duan ta shfrytëzojnë momentumin e krijuar për ta materializuar votën popullore në një post të caktuar, që në këtë rast është posti i të parit të komunës, mirëpo nga ana tjetër ka edhe të tjerë që planifikojnë që ta shfrytëzojnë postin “kryetar komune” për tu ngjitur në majat më të larta të politikës. Në rajon kemi shembullin e Edi Ramës i cili nga kryetarë bashkie u tjetërsua në një lider mbarëkombëtarë. Ndoshta disa politikanë në Maqedoni po i ndjekin rrugën qe e çoi drejt suksesit kryeministrin Shqiptarë Edi Rama dhe ku i dihet, ndoshta në një të ardhme do ti korrin rezultatet e njejta. Fundja shembullin e mire duhet ta ndjekësh qoft ai edhe në skajin tjetër të botës. Sinqerisht shpresoj se liderët që po kandidojnë për kryetarë komunash të kenë ambicje të tilla të mëdha, në të kundërt kush do ta ndërtoj opozitën sërish, nga temeli.”, thotë për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, magjistri i së drejtës ndërkombëtare, Valon Abdulhamidi./Zhurnal/