Me rastin e festës së Bajramit, Shoqata Kulturore “Vizioni M” – Shkup në bashkëpunim me SHE Parimi dhe Qytetin e Shkupit edhe këtë vit organizon manifestimin tradicional “Kandilat e Bajramit”.

Programi i manifestimit “Kandilat e Bajramit 2017″

– E Shtunë 24.06.2017 –

* Treni i Bajramit – ora 11:30 – Marshuta e Trenit fillon nga Xhamia Mustafa Pashë, vazhdon nëpër rrugët e komunës Çair për të përfunduar në Çarshi tek sheshi para xhamisë Murat Pashë
* Ekspozita Stringël (bizhuteri) dhe Art – ora 12:30 – Sheshi para Xhamisë Murat Pashë në Çarshi të Shkupit – Organizuar nga SHE Parimi

* Koncerti për fëmijë “Fidanët e Bajramit” – Hepening – ora 13.30 Sheshi para xhamisë së Murat Pashës