Sot, në ora 06:40 në kufirin e Tabanocit është kapur drogë, njofton MPB.

Nëpunësit policor të Stacionit policor të këtij vendkalimi kufitar, kanë arrestuar M.H.(21) nga Shkupi, pasi i njëjti derisa ka qenë duke udhëtuar me autobus, gjatë kontrollit i është gjetur marihuanë.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori publik, ndërkaq personi është dërguar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme, përcjell TV21.