Shtetasi shqiptar është arrestuar gjatë hyrjes së tij në Maqedoni, bazuar nga një telegram që MPB-ja e Maqedonisë ka marrë nga INTERPOL-i.

ML (33) është arrestuar dje në orën 16:45 në kalimin kufitar “Bllace e Poshtme” gjatë hyrjes në Maqedoni, ai ka pasur dokument udhëtimi të Shqipërisë.

Shtetasi shqiptar, siç kumtojnë nga MPB-ja, është dorëzuar në Shkup për procedurë të mëtutjeshme.