Ditë më parë Ali Ahmeti mblodhi kryesinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në selinë e kësaj partie në Reҫicë për të diskutuar rreth rrumbullakësimit të kapitullit të parë të veprimtarisë politike të BDI-së.  Poashtu nuk harruan të  rikujtojnë  çështjet kapitale  të realizuara sipas tyre në këto 17 vite duke  vendosur  theksin në nevojën e  ndërtimit të  BDI-së, së të nesërmes.

Vërtetë për këto 17 vite  ata qeverisën me shqiptarët dhe për hirë të së vërtetës, mbase edhe realizuan ca  të drejta për shqiptarët. S’ka dyshim se ka pasur arritje të caktuara. Por, rezultatet e arritura janë në shpërpjesëtim frapant me energjitë e harxhuara të shqiptarëve  dhe me pritjet e tyre.

Të mos harrojmë se disa të mira për shqiptarët i solli edhe koha, i solli edhe faktori politik ndërkombëtar influent, pa ndihmën e të cilët do duheshin edhe disa ”17” vite tjera të realizoheshin. Sa i përket BDI-së dhe lavdeve të tyre në Reҫicë, sot kur flasin për 17-vjet arritje dhe rrumbullakësim të  një marrëveshjeje, e cila duhej të realizohej para shumë viteve (2004), me të drejtë mund të themi se BDI gjatë gjithë këtyre viteve, pa fije turpi, ka  shkelur mbi gjakun dhe idealet e lirisë dhe të gjithë atyre që morën pjesë në luftën  e 2001.

Këta  festojn  përmbylljen e një kapitulli të dështimit  politik, i kremtojnë vitet që ne shqiptarët e Maqedonisë i paguam me procese të montuara politike,(Sopoti,Mostra, Lagja e Trimave) me likuidim të atyre që kundërshtuan këtë regjim, me rrahjen e të rinjve shqiptarë, me projekte që deshqiptarizuan Maqedoninë dhe me shumë afera tjera që shqiptarët gjatë do ti mbajnë mend në kujtesat e tyre.

Duke qenë të preokupuar me probleme të përditshme politike, shqiptarët sikur kanë harruar të pyesin se cilat kanë qenë mashtrimet e tyre  në planin ekonomik ashtu edhe në atë politik. Edhe pse për kaq vite  në pushtet, ata  nuk ka arritën  të realizojnë thuajse  asnjë projekt konkret  politik e ekonomik në dobi të shqiptarëve.

Ata sot, krenohen me ndryshimet kushtetuese, por harrojnë së po me këto ndryshime shqiptarët vazhdojnë të jenë numra me  ”mbi 20 përqind të ndryshëm nga maqedonët”.

Ata, krenohen me  ndarjen teritoriale, po harrojnë se pikërisht komunat shqiptare vazhdojnë të jenë  komunat më të pazhvilluara dhe më të prapambetura në Maqedoni.

Krenohen me ”ligjin për simbolet kombëtare”, po harrojnë  se të njëjtët  degraduan flamurin kombëtar, duke e zvogëluar para atij maqedonas, ndërsa për stemën e shtetit  vetëm pak,  sa nuk  vënduan  luanin e VMRO-së.

Krenohen me arritjen që ”njëri pre tre posteve kryesore të shtetit të jetë shqiptarë” , po harrojnë se kur u zgjodh Kryetari i Parlamentit për herë të parë shqiptarë, lideri i tyre nuk ishte aty, Ishin të tjerë që jo vetëm sakrifikuan, por derdhën edhe gjak!

Krenohen me ”zyrtarizimin e plotë  të gjuhës shqipe”, ndërkohë që vetëm avansuan përdorimin e saj edhe atë pas dy mashtrimeve të zyrtarizimit të mëhershëm në fushata zgjedhore.

Krenohen me ”përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në institucionet e shtetit”,  ndërkohë që shqiptarët skllavërohen e poshtërohen  si ushtarë partie e si mbledhës votash.

Krenohen me   ”themelimin e shumë shkollave, çerdheve, sallave sportive”, ndërkohë sa vite nuk  arritën katër shkollave tua ndryshojnë emrat.

Krenohen me” themelim të Universiteteve”, ndërkohë që Universitetet shqiptare  në Maqedoni i shkatërruan , duke i kthyer në shtabe partiake dhe  të ranguar në  grupin e universiteteve më të dobëta në botë.

Krenohen me ”liberalizimin e vizave”, ndërkohë që ia arritën që rinisë shqiptare ti rrënojnë më të vlefshmen që kishin – shpresën, duke i sjellë para zgjedhjes ose të dalin rrugëve e të protestojnë, ose të marrin rrugën pakthim për në mërgim.

U Krenuan  me ”premtime”, sa herë që ju duhej vota në shumë cikle  zgjedhore. Në platformën e tyre  çdo katër vjet kishin  gojën  përplot premtime për uljen e papunësisë, rritjen e investimeve kapitale, krijimin dhe zhvillimin e zonave të lira  ekonomike, zhvillimin e biznesit shqiptar, faktorizimin ekonomik të shqiptarëve, zhvillimin infrastrukturor, zhvillimin energjetik në dobi të qytetarëve e çka jo tjetër, ndërsa të gjitha këto refrene zgjedhore harroheshin dhe fshiheshin menjëherë pas zgjedhjeve.

A nuk ishin këta që premtuan hapjen e kufirit Ballanoc-Stançiç, e Miratoc Llojan që lidh Kumanovën me Kosovën  e Preshevën si  një arterie kufitare që do ta ndihmonte zhvillimin ekonomik rajonal, pra jo vetëm lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

A nuk ishin këta që premtuan ndërtimin e koridorit 8, pjesën Gostivar-Qafë Thanë, projekt ky i lexuar në ”Prerodbën” e VMRO-DPMNE-së, e i  përshkruar si lëvdatë e BDI-së, që akoma sot e kësaj dite  nuk është realizuar as edhe 10% e këtij projekti. Po Rruga e Arbërit, rruga  Trebenishtë – Strugë, Autostrada që lidh Shkupin me Kosovën. Po projekti ideor i hekurudhës Kërçovë-Lin  e shumë e shumë projekte tjera.

Po Investimet e huaja në zonat e lira ekonomike, ku në vazhdimësi  kanë premtuar hapje të vendeve të të reja të punës, duke numruar me qindra projekte, e që as edhe një  nuk figuron në zonat shqiptare.

Në vend të krijimit të klimës lehtësuese për  bizneset kanë  vështirësuar edhe më shumë  bizneset e vendit, qoftë nëpërmjet instrumenteve fiskale e deri në shkallë të haraçit, duke i detyruar bizneset e shqiptarëve të  bëhen rob të  interesave partiake.

Duke pasur  parasysh gjithë këto që përmenda më sipër   dhe shumë të tjera që për shkak të hapsirës, i  kam lënë për një herë  tjetër, si dhe duke kujtuar gjithë ato premtime që BDI i ka bërë ndër vite, me të drejtë  mund të konstatojmë se  këto 17 vite, të një kapitulli që BDI rrumbullakësojë këto ditë, nuk janë vite të suseseve, por vite të MASHTRIMIT  të madh që ju ka ndodhur shqiptarëve.

Andaj, nisur nga ky konstatim  përjashtimi i kësaj ”bande politike” nga pushteti është bërë tashmë më tepër se  detyrim, bile edhe akt patriotik  i çdo shqiptari dhe një mundësi  e artë për tu përshëndetur njëhërë e përgjithmonë me   periudhën e ”mashtrimit të madh