Kartonat e kaltërt për shërbime mjekësore përsëri po kthehen në përdorim pasi që kartelave elektronike që janë shtypur në vitet 2011 dhe 2012 iu kalon afati me kohëzgjatje prej 5 viteve. Tani për tani nuk ka kompani e cila do të shtypë kartela të reja, ndërsa Fondi për Shëndetësi të të siguruarve filloi të ndajë edhe kartona të kaltërt.

Në njësinë e Fondit për shëndetësi në Shkup, dje qytetarë pritën që të marin kartonat e tyre, që të mund të shfrytëzojnë shërbime mjekësore dhe të blejnë barna me receta. Të punësuarit në sportelet thanë se të gjithë pacientëve të cilëve iu ka kaluar afati i kartelave elektronike, do të duhet të vijnë tek Fondi dhe të marin kartonat e kaltërt.

Nga Fondi për shëndetësi dje nuk kishte përgjigje se prej kur janë kthyer në përdorim kartonat e kaltërt, deri kur do të vlejnë dhe a planifikohet përsëri përdorimi i kartelave elektronike./Zhurnal.mk