Zv. kryeministri bullgar dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov tha se nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të bëhet anëtare e plotë e NATO-s dhe Bashkimi Evropian duhet të përmbushë angazhimet që ka marrë nga marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, njoftojnë mediat bullgare.

Në deklaratën për radion bullgare “Fokus”, Karakaçanov theksoi se marrëveshja për marrëdhënie të mira fqinjësore që Maqedonia ka nënshkruar me Bullgarinë, si dhe marrëveshja e arritur me Greqinë, parashikon eliminimin e të gjitha çështjeve irredentiste, duke përfshirë, siç tha ai, informatat e rreme në përmbajtjen e teksteve shkollore në shtatë dekadat e fundit.