Këshilli Gjyqësor në Seancën e sotme mori vendim për publikimin e shpalljes për përzgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore Shkup 1, të Gjykatës së Apelit Shtip dhe për gjykatat themelore Kumanovë, Tetovë, Dibër dhe Resnjë.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, thotë se bëhet fjalë për aktivitet të rregullt pasi që, sipas tij, nuk mundej të lejohej ngecje në punën e gjykatave.

“Janë paralajmëruar edhe shumë reforma në shumë sfera, puna e gjykatave nuk mund të ndalojë. Fakt i pakontestueshëm është se gjashtë gjykata janë duke punuar pa kryetarë. Ne publikojmë shpallje në vazhdimësi, ashtu edhe tani. Çfarë nëse shpallen zgjedhjet lokale siç janë paralajmëruar për më 15 tetor. Nuk është në rregull që puna jonë të ndërpritet nëse shpallen zgjedhje. Ne do të bënim shkelje nëse në atë periudhë bëjmë zgjedhje. Në këtë rast duhet të bëjmë përzgjedhjen pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Këshilli gjyqësor punon sipas ligjit”, thotë Karaxhoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me qëndrimet e një pjese të opinionit të ekspertëve se është indikative që pikërisht tani janë duke u publikuar shpallje për zgjedhjen e gjykatësve të rinj dhe kryetarëve të gjykatave, kur po përgatiten reforma në gjyqësi.

Sqaron se nëse zgjedhjet shpallen siç është paralajmëruar, i gjithë procesi deri në përzgjedhje, nëse përkon me periudhën e zgjedhjes së gjykatësve duhet të mbahet pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Akuzat dhe shpalljet shpallen për shkaqe politike dhe se dëshiron t’i shtyjë disa kandidatë të cilët do të ishin lojal për pushtetin paraprak, Karaxhovski u përgjigj i vlerëson si tendencioze dhe politike.

Thotë se shpalljet dhe i gjithë procesi i zgjedhjes së gjykatësve është transparent dhe publik.

Këshilli gjyqësor solli vendim edhe për shpalljen e shpalljes për përzgjedhjen e dy gjykatësve në Gjykatën Supreme, katër në Gjykatën e Apelit të Shkupit dhe në Gjykatën e Apelit në Manastir. Në Gjykatën Supreme do të zgjidhen dy ekspertë të penales. Dy gjykatës të penales dhe dy gjykatës qytetar në Gjykatën e Apelit Shkup. Në Gjykatën e Apelit në Manastir do të zgjidhet një gjykatës penal.

Shpallja, informoi Karaxhovski do të publikohet, me siguri, nesër në Gazetën zyrtare dhe theksoi se në të mund të paraqiten gjykatësit të cilët i plotësojnë kriteret, për të cilën tha, i kanë 15 ditë.