Shqiptarët dinë të votojnë por edhe të dënojnë Sonte në Klan TV, i ftuar është kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për të folur rreth situatës politike në RMV si dhe orjentimin e 80 mijë votave që fitoj kandidati shqiptar prof Blerim Reka i mbeshtetur nga Lëvizja BESA.

Ndryshe, Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se shqiptarët votuan profesorin Blerim Rekën ndërsa maqedonasit nuk janë ende të gatshëm të votojnë një President shqiptar.

Kasami ka thënë që ky sukses i Rekës dhe mbështetja e Lëvizjes BESA e regjistroj edhe njëher në histori që shqiptarët dolën të garojnë me kandidat shqiptar.

Ai më tej theksoi se BDI dëmtoj Stevo Pendarovskin që i dha përkrahje.