E diel, 28 Prill, 2024
Ballina Lajme Maqedoni Hajredini: Segmente të BDI-së ende të kapur nga VMRO, ja ku gaboi...

Hajredini: Segmente të BDI-së ende të kapur nga VMRO, ja ku gaboi Zaev me shqiptarët

Gjatë emisionit “Studio e Hapur”, ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, tha se ai ka lexuar informata internet ë VMRO-DPMNE-së, se segmente të caktuara të BDI-së, janë në koalicion të fshehur me VMRO-në.
“Për shkak se, citoj: disponojnë me materiale me përmbajtje komprometuese dhe i angazhojnë edhe atje ku janë në pushtet të veprojnë në interes sa më pak të ketë pasoja kreu i VMRO-DPMNE-së”, tha Hajredini.
Ai tha se edhe qeveria e Zavit ka lëshime katastrofale ndaj shqiptarëve të cilët e sollën në pushtet.
“Ai i ka dëshpëruar shqiptarët, veçanërisht me sjelljen e tij, gjatë zgjedhjeve lokale, për kryetar komune. Ku personalisht i apostrofonte bartësit e korrupsionit shqiptarë sa që pas disa muajve do të dale të thotë të votohen ata”, ka thënë Hajredini, duke shtuar se shqiptarët e kanë kuptuar këtë lojë. /SHENJA/