Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka deklaruar sonte në Click Plus se opozita shqiptare ka reflektuar dhe se Bashkimi Demokratik për Integrim ka humbur legjitimitetin tek shqiptarët.Shtoi se nga gjashtë komuna në Pollog, Bashkimi Demokratik për Integrim i ka humbur katër komuna, njofton Monitor.mk.

Kasami shtoi se kjo humbje, humbi edhe legjitimitetin e BDI-së sepse siç tha shumica e deputetëve shqiptarë burojnë nga votat e shqiptarëve të Pollogut. Me këtë Kasami tha se legjitimitetin tek shqiptarët e fituan Lëvizja Besa që fitoi dy komuna në Pollog dhe Aleanca që gjithashtu fitoi dy komuna./