Bilall Kasami

Historia e përndritur e qytetit tonë kalon nëpër biografitë e devotshme dhe punën e jashtëzakonshme që kanë bërë hoxhallarët e Tetovës, ata që i dhanë qytetit shpirtin e dinjitetit kombëtar dhe fetar. Andaj, sot, pata kënaqësinë të marr pjesë në akademinë përkujtimore të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame- Myftinia Tetovë dhe komuna e Tetovës për nder të veprës së hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë. Përmes kësaj akademie përkujtojmë veprat e tyre, reflektimin e tyre, në mbajtjen gjallë dhe në kultivimin e identitetit kombëtar dhe fetar të kësaj ane.

Emrat e hoxhallarëve tanë, përkushtimi dhe sakrifica e tyre janë gjurmët e mbijetesës sonë kombëtare dhe fetare në kohë të vështira, janë gjurmët e dijes që u shpërndanë si kandil ndriçues ndër breza të tërë të qytetit tonë.

Mirënjohje të pafundme për ata që dhanë gjithçka për kombin dhe fenë tonë të shenjtë!