Bilall Kasami nga Lëvizjes Besa, ka pohuar për Medial.mk se koalicionin e krijuar në Këshillin Komunal në Komunën e Çairit me BDI e kanë bërë për shkak de-bllokimit të proceseve në këtë komunë, dhe jo poena politik.

“Fillimisht më duhet të them se pushteti lokal është pushtet i cili është në shërbim të qytetarëve, dhe ne me këshilltarët tanë e kemi vërejte se shumë Komuna shqiptare janë bllokuar për shkak numrave të këshilltarëve, dhe mos pasjen e mundësisë të krijimit të asaj shumice të nevojshme të këshillave komunal. Dhe në këtë drejtim ne si Lëvizja Besa kemi vendos që jo vetëm në Komunën e Çairit, por edhe në Komunat tjera ku janë proceset e bllokuara për shkak shumicës së këshilltarëve të japim përkrahje, me qëllim që këto procese të debllokohen. Ne bashkëpunim kemi dhe ai bashkëpunim po vazhdon edhe në Komunat të tjera me Aleancën për Shqiptarët. Ndërsa ne ofruam bashkëpunim edhe në Komunën e Ohrit, ku i dhamë mbështetje edhe BDI edhe LSDM-së, tha Bilall Kasami për Medial.mk.