Sot kreu i Komunës së Tetovës me bashkëpunëtorët ka qëndruar në Lagjen Drenovec të Tetovës ku nga afër ka parë problematikat me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj lagjeje, informon portali “tetova1”.

“Pas shumë ankesave të marra në drejtim të komunës, sot, së bashku me përfaqësues të Ndërmarrjes Publike Komunale, Sektorin për Veprimtari Komunale vizituam lagjen Drenovec ku nga afër pamë problematikat me të cilat ata ballafaqohen.

Mungesa e ujit për pije e cila ishte edhe kërkesa parësore e banorëve nuk ishte halli i vetëm. Mungesa e kanalizimit fekal e atmosferik, infrastrukturës rrugore dhe urbanizimit të lagjes ishin të tjera probleme që kërkonin zgjidhje.

Përpara banorëve u zotova dhe urdhërova udhëheqësit e sektorëve që të ndërmarin hapa të përshpejtuar dhe në afat sa më të shkurtë të kemi edhe plan për zgjidhje të përshpejtuar.

Fjalët kanë marrë fund. Tash është koha e punës. Tetovës do t’ia kthejmë shkëlqimin”, ka shkruar Kasami./

https://www.facebook.com/100044579644794/posts/470358944460090/