Skandali i publikuar dje në disa media të vendit në lidhje me hulumtimin e
BIRN-it, ku disa media online- portale, gjatë fushatës së fundit zgjedhore janë paguar me mijëra euro nga PARATË PUBLIKE ka ngjallur reagime të shumta të opinionit publik.

Me të drejtë shumë analistë vlerësojnë se modeli që shteti të paguajë për reklamat zgjedhore nxit klientelizmin mes partive dhe mediave.

Ndër të parat që ka reaguar është edhe analisti politik Qenan Aliu, që këtë skandal nëpërmjet një postimi në profilin e tij në formë pyetjes i habitur ua adreson qytetarëve:
“A E DINI se disa portale gjatë fushatave paguhen me mijëra euro nga PARATË PUBLIKE për të na shitur propagandë iluzive” !?
(q.a)

Skandali fundit më së miri ilustron efektet e modelit të futur në vitin 2018, ku “të fortit” e partitë politike në emër të partive politike në llogari të parave publike të shtetit, paguajnë para të majme për reklamat zgjedhore njerëzve të afërt me veten e tyre.

Për dallim nga pjesa tjetër e mediumeve, atyre maqedonase edhe aty ka raste të simbiozës partiako-mediale dhe për ta jo që nuk është shkruar deri më tani, por në këto raste bëhet fjalë për bashkëpunime që shtetit i kushtojnë shumë më pak para për dallim nga të “të fortët” e partive shqiptare që nuk janë në gjendje të kuptojnë se kur është mjaft dhe e tepruar.
Sa për ilustrim – përmendim portalin Republika.mk, i cili është përkrahës i hapur i opozitës VMRO-DPMNE, në këto zgjedhje, i cili ka grumbulluar pak më shumë se 11 mijë euro, përkundër Tetovasot medias së BDI-së dhe Bulevardit të Albrim Hoxhes dhe Krenar Llogës së ASH-së që kanë zhvatur mbi 70 mijë euro respektivisht 35 mijë. /fol.mk

Për të parë të plotë hulumtimin e BIRN-it kliko KËTU