Pastërtia është pjesë e kulturës sonë!

Me këtë mesazh, së bashku me “Shoqata Multikultura” zhvilluam një aktivitet ndërgjegjësues e simbolik për shitësit ambulant tek “Tregu i Grave”. Aksioni me të cilën dhuruam qese plastike për grumbullimin e mbeturinave do t’iu lehtësojë punën punëtorëve të NPK- së njëkohësisht do të shërbejnë për pastërtinë e zonës.

Tetova është e të gjithëve. Bashkërisht të kujdesemi për ambientin tonë.
#Bashkë_për_qytetin_tonë