Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ish partnerë të koalicioni, ka komentuar nisjen e hetimit nga Prokuroria kundër sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë në dorëheqje, Muhamed Zekiri nga radhët e LSDM-së, transmeton TV21.

Kasami tha se vjen mirë që në rastin e Zekirit Prokuroria ka marr hapa konkrete dhe kërkon që e njëjta të ndodh edhe me funksionarë të tjerë, siç tha ai, të partive tjera të pushtetit, lëndët e të cilëve qëndrojnë në sirtarë.

“Uroj që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre ashtu siç kërkohet nga qytetarët. Mua më vjen mirë që në këtë rast, Prokuroria ka ndërmarrë hapa konkrete. Unë do të kisha dashur edhe për funksionarë të tjerë të partive të tjera, pjesë të pushtetit, Prokuroria dhe organet të kenë të njëjtën masë dhe të njëjtën qasje, pasi kemi edhe plot lëndë të tjera”, tha Kasami.

Zekiri akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtarë, ndërkaq në hetim janë të përfshirë edhe dy shtetas të Kroacisë.