Kryetari i Tetovës Bilall Kasami ka takuar drejtorin e Qendrës për Edukim dhe Zhvillim, Metin Mauaremi. Në këtë takim është biseduar për projekte të përbashkëta me shoqërinë civile për financim të projekteve të ndryshme nga fonde të ndryshme:
Në ambientet e komunës së Tetovës mirëprita drejtorin e Qendrës për Edukim dhe Zhvillim (CED), z. Metin Muaremi me të cilin bashkëbiseduam për fuqizimin e kapaciteteve rinore, fuqizimin e edukimit, zhvillimin institucional, zhvillimin rural, fuqizimin e shkathtësive bashkëkohore, rritjen e punësimit dhe shkëmbimin ndërkulturor. Qendra për Edukim dhe Zhvillim ka një veprimtari mbi 15 vjeçare kryesisht në thithjen e fondeve ndërkombëtare për projektet që i’u shërbejnë qytetarëve e që këtë eksperiencë u dakorduam që ta bëjmë bashkërisht me qëllim të rritjes së kapaciteteve rinore, zhvillimit rural, zhvillimit institucional si dhe projektet nga sfera kulturore. – thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës.