Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është shprehur e shokuar pas lajmit se ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin ka përgjuar opozitarët rusë në Beograd dhe përgjimet ua ka dërguar shërbimit inteligjent të Rusisë.

Von Cramon ka shkruar se Serbia duhet t’i mbështesë të drejtat themelore të njerëzve në territorin e saj.

“Jam e shokuar me lajmet për përgjimin e liderëve të opozitës ruse në Beograd dhe dërgimin e tyre tek shërbimi inteligjen i Rusisë. Serbia duhet t’i mbështesë të drejtat themelore dhe dinjitetin njerëzor të të gjithë njerëzve në territorin e vet”, ka shkruar Von Cramon.