Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në ditën e Epopesë së UÇK-së ka vizituar familjen jashari në Drenicë duke u pritur nga kryefamiljari i kësaj familje Rifat Jashari, shkruan TOP24.
Kasami përmes profilit të tij në Fb shkruan:
Kisha nderin e madh që sot të jem pjesë e përkujtimit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe familjes Jashari. Bashkë me kolegët, në Kullën e Bacit Rifat, në kullën e rezistencës së lavdishme shqiptare, të komandantit legjendar Adem Jashari ndamë bashkë me përulësi emocionet e historisë më të lavdishme dhe max80seattle më madhështore të popullit shqiptar.
Familja Jashari mbetet shembulli më unik i flijimit për lirinë e atdheut. Në altarin e kësaj sakrifice u ngjiz liria e Kosovës. Epopeja e UÇK-së, sakrifica e familjes Jashari mbeten shembulli më madhështor i atdhedashurisë, i luftës së drejtë për liri. Pikërisht në saje të kësaj sakrifice, Kosova sot është e lirë dhe mbarë shqiptaria ndjehet e çliruar.
Lavdi deri në përjetësi familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë.