I ftuar në emisionin ClickPlus të TV21, është lideri i Lëvizjes BESA Bilall Kasami. Ai flet për ndryshimet Kushtetuese.

Ndër të tjera Kasami tha se Lëvizja BESA nuk do të ketë qasje kushtëzuese, por do parashtrojë kërkesa dhe pret nga kryeministri Zaev të reflektojë në drejtim të realizimit të premtimeve të tij për zyrtarizim të gjuhës Shqipe.

“Zoran Zaevi u bë kryeministër me votat shqiptare dhe me premtimin për gjuhën shqipe. Ne nuk e kemi ndërmend me blloku procesin por presim reflektim nga ana e kryeminstrit. Shqiptarët janë popull autokton dhe nuk janë pakicë si i trajton pala maqedonase”.