Në emisionin “Ju flet Moska”, opinionisti nga Shqipëria, njëherit drejtues i emisionit, në lidhje me aksidentin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se aksidenti ishte atentat i dështuar.

“Në policinë e shtetit kanë një dëshirë ta fshehin këtë ngjarje. Kuptohet, me urdhër të politikës, qeverisë. Gjërat bëhen të dyshimta, sepse Albin Kurti ishte në mbrojtje policore të shtetit shqiptar. Kështu ndodh gjithmonë, kur një kryeministër, i nominuar që quhet, mund të quhet një kandidat kushtetues për kryeministër, pasi ka dalë i pari në zgjedhjet përkatëse. Dhe kur shkon ky në një vend tjetër në këtë periudhë, qoftë ajo jo-zyrtare, vihet në mbrojtje policore”.

“Fakti që është përplasur makina e policisë. Përplasja ka ndodhur me makinën e policisë, të lë të kuptosh atë që në gjuhën e atentateve, kërkohet të neutralizohet. Makina që hap rrugën, gjithnjë neutralizohet ajo. Nuk po them me bindje se ky isht një atentat, por ka një pikëpyetje! Por, ajo që them me bindje është që mënyra si vepron policia, nuk mund të thuash se është jo-profesionale, se ata janë profesionistë. Profesionisti sillet si jo-profesionist kur ka gjëra për të fshehur, atëherë fillon, ikin nga kontrolli”, thotë Myftaraj ndër të tjera.

Myftaraj thotë se duhet të bëhet një hetim që nuk është bërë dhe të dilet me një njoftim. Sipas tij, çfarë është kjo makinë misterioze që i ka prerë rrugën policisë së shtetit, pasi kjo në teorinë e atentatit, kemi të bëjmë me neutralizim të makinës që prinë ose ka dalë nga rruga anësore dhe në të dy raste është i njëjti qëllim. Fakti se nuk është bërë një hetim, sipas tij, është i dyshimtë aksidenti i Kurtit. Ai më tej thotë se ka forca të fuqishme që duan ta eleminojnë Albin Kurtin prej shumë raporteve. Ekuilibrat e vendosura në politikën e Kosovës dhe imagjinoni nëse vritej Albin Kurti, do të kishim përsëri aleancë PDK-LDK.

“Janë të forta forcat e Kadri Veselit në Shqipëri akoma që nga koha e luftës, kanë veprimtari. Atentati dështoi, fatmirësisht, por koha do të tregojë se nuk ishte një ngjarje kaq e thjeshtë’, përfundon qëndrimin Myftaraj. /Gjurmë/