Në emisionin Click Plus në TV21, përfaqësuesi i Lëvizjes Besa ka treguar nëse partia e tij do të përfshihet në Qeveri.

Në pyetjen se nëse kanë nisur negociatat për hyrje në Qeveri, Rexhepi tha se në janar të këtij viti kryetari Bilall Kasami kishte realizuar disa takime me kryeministrin Zoran Zaev, ku dhe ishte biseduar për çështje të ndryshme dhe për disa reforma në përgjithësi, kurse aso kohe u paralajmërua që gjatë muajit mars mund të ketë lëvizje të reja në skenën politike, gjegjësisht në përbërjen qeveritare, njofton Medial.mk.

“Presim që të caktohet takimi për të pasur bisedime dhe për të pranuar ftesë që më pas ne të mund të diskutojmë mbi këtë vendim edhe në organet e larta partiake, nëse do të bëhemi pjesë kabinetit qeveritar ose jo”. /Medial.mk/