Populli katalan të dielën në referendum votoi për shkëputje nga Spanja, e për pavarësi të krahinës së tyre.

Rezultatet e para të këtij referendumi, kanë bërë që të ngjallet imagjinata e tifozëve nëpër bote, se çfarë ekipi kombëtar do të kishte ky shtet i ri në Evropë.

Katalonia me shpalljen e pavarësisë do t’ia merrte epitetin Kosovës si shteti më i ri në Evropë, teksa ekipi kombëtar do të përbëhej me lojtarë të dalluar, që vijnë nga Barcelona e skuadra tjera spanjolle.

Mjafton të cekim emra si Pique, Alba, Busquets e Fabregas.

‘Index’ ka përpiluar një formacion se si do të dukej formacioni i Katalonisë në të ardhmen, të cilit sigurisht që do t’ia kishin frikën të gjitha kombëtaret e botës./Lajmi.net/