Katari i ripërtëriu marrëdhëniet e tij diplomatike me Iranin edhe krahas presionit të fuqishëm prej katër shteteve të tjera arabe, të cilat kërkojnë nga autoritetet në Doha t’i ndërpresin lidhjet e tyre me Republikën Islamike.

Qeveria e Katarit në vitin 2016 e revokoi ambasadorin e saj në Teheran, pasi në Teheran u sulmuan misionet diplomatike saudite, si reagim i ekzekutimit të një lideri të shquar shiitë në Arabinë Saudite.

Doha tani dëshiron përforcim të marrëdhënieve bilaterale me Teheranin në siç tha të “gjitha sferat”.

Në kumtesën e qeverisë së Katarit nuk theksohet kur ambasadori i Katarit do të kthehet në Teheran, përveç se zbulohet se vendimi për ripërtëritjen e marrëdhënieve mes Dohas dhe Teheranit është kumtuar menjëherë pas bisedës telefonike mes ministrave të punëve të jashtme të të dy vendeve fqinje.