Propozim-Ligji i Qeverisë për përdorimin e gjuhëve është bërë vetëm për shkak të shfrytëzimit të politikës ditore dhe nuk do ta zgjidh problemin, por vetëm se do shtyjë, ka thënë deputeti i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi për DW.

Ai ka deklaruar se shteti duhet ta kuptojë më seriozisht këtë çështje dhe të mos e shikojë vetëm si problem etnik, por edhe si problem që do të ndihmojë shumë edhe për kohezionin e brendshëm në shtet.

Gashi poashtu ka deklaruar se në bisedimet me komisarin Hahn, qëndrimi i Lëvizjes Besa ishte se ky ligj të sillet me koncenzus me pjesëmarrje të aktorëve më të mëdhenj politik, por sipas tij, për fat të keq, qeveria u tregua vetjake dhe në asnjë moment nuk është dorëzuar ta shqyertojmë përpara se ai të miratohet në seancën e Qeverisë.

Ai më tej shton se deri më sot, fatkeqësisht mund të konstatojmë se procedurat qeverisë janë vetëm ‘deja vu’.