Katër ndeshje interesante në Superligë

Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Trepça ’89 ka mundësi të bëjë një hap të madh drejt titullit të kampionit.

 Pasi kampioni në fuqi Feronikeli humbi në shtëpi, në rast fitoreje, 89-shi do të shkëputej në nëntë pikë.

Mitrovicasit do të përballen me skuadrën e rrezikuar për rënie, Lirinë e Prizrenit.

Ndërkohë skuadra tjetër nga qyteti i Mitrovicës, Trepça do të udhëtojë në Pejë për tu përballur me Besën vendase që gjithë fokusin e ka në kampionatin.

Në stadiumin e qytetit në Podujevë, do të ketë një duel mes skuadrave bardh e kaltër Llapit dhe Dritës.

Vendasit kanë mbetur mbrapa luftës për titull të kampionit, ndërsa mysafirët udhëtojnë të motivuar pasi për ta pikët janë tejet të nevojshme për t’i shpëtuar rënies.

Ndërkohë ndeshja e fundit do të zhvillohet në Gjilan mes Gjilanit vendas dhe Hajvalisë.

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë nga ora 15:00.