Katër persona janë lënduar, njëri më rëndë dhe dëm material prej 110 mijë denarë, janë pasojat e tre aksidenteve që për shkak të shpejtësisë së pakontrolluar kanë ndodhur natën e kaluar në Tetovë, ka njoftuar zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan Josifovski.

Më rëndë e ka pësuar S.F (75) nga Tetova e cila derisa ka ecur në këmbë në rrugën “Lubotenska” të qytetit rreth orës 17 e 25 është goditur nga vetura me targa të Tetovës nga ana e R.A (22) poashtu nga Tetova, transmeton Medial.mk.

Dy persona madje kanë marrë lëndime trupore pasi S.S (30) nga Jançishti me targa të Tetovës ka goditur shtyllën e betonit dhe drunj. Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 4:15 në fshatin Zhillçë.