Sot në selinë qëndrore të Lëvizjes për Reforma PDSH, 4 koordinatorë të nëndegëve të Lëvizjes Besa, 1 anëtar i kryesisë së degës së Tetovës dhe 1 anëtar i këshllit nismëtar kaluan në rradhët e Lëvizjes për Reforma PDSH.
Nënkryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, z.Agon Ferati sot përpara mediave paraqiti grupin e aktivistëve të Lëvizjes Besa, të cilët nga dita e sotshme i bashkangjiten Lëvizjes për Reforma PDSH. Më tej deklarata e tij në vazhdim: “Në vazhdën e unifikimit të trupit votues opozitar, sot kishim në takim 4 udhëheqës të nëndegëve të Lëvizjes BESA, 1 anëtar të këshillit nismëtar dhe 1 anëtar të kryesisë së degës së Tetovës. Me miqtë tanë të rinj, biseduam për rëndësinë e bashkimit të forcave për të luftuar një qeverisje jodemokratike, që nuk ofron perspektivë për të rinjët, që ka braktisur rrugën e mbrojtjes së interesave të shqiptarëve për hir të interesave të tyre të ngushta, ndërkaq, shuajtën me vetëdijë të plotë shpresat për të bërë diçka më të mirë për qytetarët e saj.
Koordinatori për themelimin e strukturave në degën e Tetovës i Lëvizjes Besa, Arlind Murtezani për mediat deklaroi: “Ne jemi nismëtarët e themelimit të strukturave të Lëvizjes Besa në degën e Tetovës. Gjithmonë kemi pas dëshirë dhe vullnet që të shohim të bashkuar shqiptarët, por ky vullnet u keqpërdor nga ana e disa personave në udhëheqësinë e Lëvizjes, prandaj sot në konsultim me këto nëndege dhe anëtar vendosëm t’i bashkangjitemi Lëvizjes për Reforma PDSH.

Departamenti për Informim, LR-PDSH, Tetovë, 24.10.2016