Diaspora është e çmuar për çdo shqiptar, por jo dhe për partinë shqiptare në pushtet, ku veç fjalëve kurrënjëherë nuk ka mundur të bëjë në të mirë të diasporës. Si përherë eklsponentë të BDI-së luajnë me kartën e fjalëve, pasi veprat e tyre janë shterrur, dhe kështu tentojnë popullin ta manipulojnë përmes llafeve të tyre boshe.

BDI në pushtet bashkë me partnerin e tyre VMRO-DPMNE përjashtuan diasporën nga Lista Zgjedhore, pasi për këtë parti vetëm llafet parazgjedhore bëhet të mëdha, ndërsa pas zgjedhjeve trusen nën nënshtrimin e këmbëve të Gruevskit. Por këtë herë populli nuk do mashtrohet, pasi është i vetëdijshëm në dëmin që kanë shkaktuar brenda 14 viteve jetëgjatësi politike në pushtet. BDI dështon me diasporën në dy cikle zgjedhore, pasi vetëm janë premtues, dhe jo realizues.

Vlen të kujtojmë lojën e keqe që bënë me Presifentin konsenual, i cili nuk ekzistonte në asnjë kombinatorikë, por vetëm për të plotësuar urdhërat e Gruevskit, e shpikën Presidentin konsensual, që tashmë inatet e kurdisura me Presidentin Gjorge Ivanov është vetëm një truk i cili do mbarojë me zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Nga përkrahja që po vjen, duke u bazuar në diasporë kur LR-PDSH-ja bashkë me RDK-në sollën pranve vetes njerëz të diasporës që e mbështesnin fuqishëm, pasi platforma e tyre është barabarësia e popullit shqiptar në të gjitha sferat shoqërore. Mbështetja e diasporës për LR-PDSH-në dhe RDK-në bazuar në takimet e tyre me diasporës ishte një tregues i qartë se populli i diasporës ka për të mbështetur politikat e LR-PDSH, si mundësi për të bërë ndryshimin e duhur.

© fol.mk