Katër ushtarë rusë kanë humbur jetën më 16 shkurt, ndërsa dy janë lënduar nga një bombë artizanale në Siri, kumtoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Më 16 shkurt një bombë artizanale e aktivizuar nga largësia ka shkaktuar vdekjen e katër ushtarëve rusë, ndërsa dy janë lënduar”, thuhet në kumtesë.
Caku i sulmit ka qenë një karvan i armatës siriane, mes të cilëve edhe ka qenë edhe xhipi, me të cilin janë transportuar ushtarët rusë. karvani ka udhëtuar drejt qytetit Homs.
Sulmi ka ndodhur në afëssi të aeroportit ushtarak Tias, prej ku është nisur karvani.
Ushtarët e vdekur rusë kanë qenë këshilltarë të armatës siriane.