Prokurorja speciale Katica Janeva, gëzon besimin më të madh te qytetarët nga të gjithë politikanët, këtë e tregon anketa e fundit e Institutit Ndërkombëtar Republikan, e realizuar prej me datë 04 deri 21 gusht në Maqedoni.

Në anketë 28 për qind kanë pranuar se kanë mendim të favorshëm për Katica Janeva, ndërsa 23 për qind janë deklaruar se kanë mendim deri diku të favorshëm për prokuroren speciale.

Pas saj në listë radhitet Zoran Zaev për të cilin 25 për qind kanë mendim të mirë, ndërkaq 26 për qind deri diku të favorshëm.