Në rastin tarifa përfshihen shtatë persona për furnizim të softuerit për ELEM në vlerë prej 4 milion euro ndërsa në rastin Tenk dy persona për favorizim të promotorit ekonomik, informon Zhurnal.

“Sot PPS ka nisur hapjen e dy lëndëve të reja sipas detyrës zyrtare edhe atë bëhet fjalë për dy lëndë nën emrin Tarifa dhe Tent”, thuhet në fillim të kumteses së lëshuar nga PPS.

Në rastin konkret ekzistojnë dyshime se është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare nga të autorizuar lidhur me furnizim të softuerit për ELEM ndërkohë që personat në fjalë nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e kompletuar për vlerën e kontratës prej 4 milion euro.

Në rastin tjetër që po hetohet Tent përfshihen dy persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare për veprat e kryera nga muaji shkurt 2012 deri në tetor të vitit 2012.

Në rastin në fjalë ekzistojnë dyshimet se për të plotësuar dëshirën e ish kryeministrit për furnizim të makinës speciale, e dyshuara e parë e ka shtyrë të dyshuarin e dytë që të keqpërdorë detyrën zyrtare duke favorizuar kështu një promotor ekonomik për sigurimin e asaj makine, thuhet në kumtesën e PPS duke shtuar se për këtë kontratë bëhet fjalë për rreth 5 milion denarë.