VMRO-DPMNE sot duke folur për shtyerjen e djeshme të procesit gjyqësor për rastin “Mitmarrja” në të cilin lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është akuzuar për kërkim të mitmarrjes, vlerëson se ai kërkon mënyrë për ta evituar drejtësinë.

Në kumtesë VMRO-DPMNE thekson se me shtyerjen e djeshme të procesit gjyqësor dhe kërkesën që të përjashtohen prokurorët publik, Zaev ka zgjedhur taktikë të re që të mos përgjigjet para drejtësisë.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Zaev dëshiron të bashkëpunojë vetëm me prokurorinë speciale publike, e cila, siç thekson, ia ka dhuruar abolimin e dytë.