Sipas raportit më të ri të Kombeve të Bashkuara, rreth pesë për qind e popullatës në botë kanë shfrytëzuar drogë të paktën një herë gjatë vitit paraprak, ndërsa pothuajse 30 milionë njerëz janë të varur nga narkotikët dhe u është i nevojshëm mjekim.

Në raportin vjetor të Zyrës së KB-së për narkotikë dhe kriminal theksohet se në SHBA në vit rreth 25 për qind e rasteve të vdekjes janë të lidhura me drogën.

Sipas raportit, pothuajse 12 milionë në mbarë botën shfrytëzojnë lëndë narkotike, 12,6 milionë jetojnë me HIV, ndërsa 6,1 milionë me hepatitis C.