Pas mundësisë së paralajmëruar për të hapur kufijtë austriakë për turistët gjermanë, Komisioni Evropian (KE) insiston në veprim të koordinuar të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

KE kumtoi javën e ardhshme që komisionari kompetentë, Tjeri Breton ka përcaktuar video- konferencë me ministrat e Turizmit të BE-së për të analizuar sezonin veror.

Kontrollet në kufijtë e brendshëm të BE-së duhet të përfundojnë në mënyrë të koordinuar, menjëherë pasi gjendja epidemiologjike në rajonin fqinj mjaftueshëm konvergjon dhe rregulli i distancës fizike është shtrirë ose zbatuar në mënyrë të mjaftueshme me përgjegjësi”, theksohet në kumtesën e KE-së.

Gjithashtu theksohet se kufizimet e udhëtimit duhet të lehtësohen në mes zonave ku koronavirusi i ri është më pak i përhapur.

Institucioni evropian për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), në marrëveshje me shtetet anëtare të BE-së do të përgatisë listë të rajoneve të tilla.

KE, do të përgatisë propozime për lidhje komunikacioni në Evropë, në mënyrë që të planifikojë komunikacionin gjatë pushimeve verore.

Brukseli insiston që kthimi i lirisë së udhëtimit të bëhet gradualisht./MIA