Gjithmonë ka qenë koha e duhur për të parashtruar këtë dileme, por hiperbolizimi i tepërt i mitit të tyre që është cështje që parashtron një dilemë tjetër poashtu shumë diskutabile dhe të dyshimtë, parashtrimin e dilemës se kë e përfaqëson në të vërtetë BDI ndoshta do ta linte nën hije. Mirëpo tash të zhveshur tërësisht nga cdo mit i rrejshëm dhe të dale në shesh lakuriq mundesojnë që gjithesecilit ti hiqet perdja nga syri dhe me qetësi të pyes vetën kë përfaqësojnë këta që morrën gjoja legjitimitetin e shqiptarve. Deri sa bartesit e kësaj famekqeje të quajtur BDI bridhnin rrugëve të mërgimit, këndej me qindra veprimtarë të vërtetë bënin burg me vite të tëra, duronin kafshatën e gojës dhe nëncmimet dhe fyerjet nga sisteme të ndryshme. Mirëpo këta ishin njëherit edhe motorika e mbajtjes gjallë të kauzës kombëtare për një moment të ndryshimit rrënjësor të statusit të shqiptarve në Maqedoni. Ku gjenden sot këta njerëz? Të nëpërkëmbur, të harruar, të mospërfillur madje edhe të nëncmuar nga “sherifet lokal” që enden lart e poshtë me kapadaillek dhe duke injoruar e nëpërkëmbur gjithësecilin që nuk mendon si ata. 2001 u realizua nga djemtë më të mirë të kombit, disa ranë dëshmorë për të mos vdek kurrë, disa të tjerë ngelën invalidë dhe shumë familje të tjera u shkatërruan materialisht dhe sot këtë kategori e shohim burgjeve maqedonase, duke vuajtur kafshatën e bukes dhe në gjendje të tjera të mjerueshme, natyrisht cdo ditë duke u distancuar nga partia individet e së cilës përvetësuan cdo gjë nga kjo kohë.
Shpesh në rradhë të para në tubime të kësajë partie shiheshin hoxhallarë , haxhinjë por edhe besimtarë të tjerë të cilët sot kur marrin vesh që eksponentët kryesorë të kesajë partie duan t’I tjetërsojnë në aspekt të besimit duke bëre plane që të ju ndërtojnë kisha në vendbanime 100% me musliman shqiptarë. Shihnim edhe shumë zonja dhe zonjusha por të njejtat sot kur amoraliteti del në siperfaqe nuk e besoj që e ndjejnë vetën komod të përfaqesohen nga BDI. Të rinjë poashtu ishin në numër shumë të madh nëpër salla, por sot ata duke ikur nga ky sistem, duke mos u ndier të përfaqësuar më të madhe kanë ikur dhe ikin cdo ditë nga vendi… Duke marrë parasysh të gjithë këto kategori dhe kategori të tjera që nuk ndihen të përfaqësuar nga BDI, atëherë me shumë të drejtë parashtrohet pyetja kë perfaqesojnë këta?!

Beqir Xheladini – kryetar i FR-LR-PDSH,Kumanove , student i arkitektures