E keni pyetur ndonjëherë veten përse disa njerëz e kanë të lehtë të bien nga pesha, kurse të tjerë jo? Sigurisht që çdo organizëm reagon ndryshe dhe duhet të keni parasysh që nuk mund të pretendoni të rrëzoni menjëherë kilogramët e tepërt duke u krahasuar me të tjerët, por sakaq nuk dini se janë disa gabime të vogla në dukje që vështirësojnë dobësimin tuaj. Ja për çfarë bëhet fjalë:

1.Shprehja ‘’Nuk do të fus gjë në gojë gjithë ditën sepse kështu dobësohem më shpejt’’ jo vetëm që është tërësisht e gabuar, por mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin. Në të vërtetë shmangia e vakteve me idenë se kjo është e vetmja mënyrë për të mos fituar peshë ju çon përpara dy mundësive: 1.ta teproni në vaktin e radhësdhe 2.dobëson sistemin imunitar, krijon probleme me tretjen, me lëkurën etj. Të mbash dietë nuk do të thotë të vdesësh urie, por të hash në mënyrë të kontrolluar duke respektuar tri vaktet kryesore dhe ato të ndërmjetme.

2.Nëse nuk bëni pjesë në kategorinë e sipërmendur, me siguri mund të gjeni veten tek ata,ato që mendojnë se duke reduktuar sasinë e racionit të përditshëm do të bien më shpejt nga pesha. Në të vërtetë është krejt e kundërta. Duke mos ushqyer trupin me sasinë e duhur të vitaminave, proteinave dhe fitonutrientëve, ai do të reagojë më me vështirë ndaj regjimit dietik që keni vendosur.

3.Nuk flini mjaftueshëm: Në pamje të parë duket se nuk ka asnjë lidhje ndërmjet gjumit dhe dietës, por studimet e ndryshme kanë provuar se kur flini më pak se zakonisht ulen nivelet e leptinës (hormonit të ngopjes) dhe ngrihen ndjeshëm nivelet e grelinës. Ky i fundit është hormone hormoni përgjegjës për dhënien e sinjaleve të urisë që na thotë kur duhet të hamë. Sa më pak të flini aq më të uritur do të jeni dhe nuk do të humbni peshë.

4.E teproni me ushqimet e shëndetshme: Bajamet, lajthitë, arrat apo stikat janë ushqimi ideal sidomos për vaktet e ndërmjetme (snacks), por siç e dini përmbajtja e tyre e lartë në acide yndyrore Omega-3 mund të sjellë efektin boomerang që me siguri nuk e doni. Dietologët këshillojnë të hani 4-5 kokrra në ditë nga frutat tuaja të thata të preferuara. Një sasi e tillë është mëse e mjaftueshme për të shuar urinë dhe ju jep energji.