Në llogarin e saj në facebook deputetja shqiptare Mesila Doda ka publikuar disa mesazhe kërcenuese për të cilat shkruan se janë si rezultat të deklaratave të saja për R.Maqedonisë.
Para pak kohësh ajo doli me deklarate se “Maqedonia nuk ekziston, por ajo është një krahinë e vjetër shqiptare e quajtur Iliridë”,mirëpo në mbishkrimin mbi fotografitë ajo ka shkruar se nuk ka frikë aspak nga kërcenime të tilla.

Te dashur miq! Kam marre dhjetra mesazhe kercenimi e sharjesh te padegjuara me pare ne adresen time sa here kam folur per çeshtjen e shqiptareve te Ilirides. Po sjell perpara jush vetem disa prej tyre qe jane ne anglisht sepse ka me qindra ne gjuhen e maqedonsve dhe kete po e bej per nje arsye te vetme.
Kur keto guxojne te kercenojne nje deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit te tyre, mendoni se çfare presioni dhe dhune jane te detyruar te durojne shqiptaret e Ilirides atje nga kafshe mbushur me urrejtje dhe dhune.
Sa per dijenine tuaj shprehje te tilla dhune ekstreme nuk bejne asgje tjeter perveçse me bindin ne drejtesine e kauzes se shqiptareve te Ilirides-shrkuan Doda./fol.mk
#gjithe_shqiptaret_bashke