Kryetari i Shoqatës së gazetarëve Naser Selamni, sot ka njoftuar se person i panjohur përmes telefonit ka drejtuar kërcënime ndaj familjarëve të tij.
Ai sot ishte ftuar për dëshmi në Prokurorinë publike, në lidhje me rastin e Bejtulla Asanit, vëllait të funskionarit të lartë të BDI-së Beqir Asani, raporton Almakos.

”Përderi sa isha në udhëtim zyrëtar, persona të panjohur janë lajmëruar te prindërit e mi dhe i kanë kërcënuar se do ta djegin gjithë familjen,” deklaroi Selmani.

Ai iu bëri thirrje të gjithë gazetarëve që të mos frigohen dhe t’i paraqesin kërcënimet, kurse institucionet t’i zbardhin të gjitha rastet.

E gjithë ngjarja ka filluar kur Selmani para dy jave në profilin e tij në fejsbuk kishte marrë mesazh me përmbajtje këcënuese, pasi që shënoi se shteti juridik u gunjëzua para një dhunuesi, i mbështetur nga BDI, pas incidentit me funksionarin e BDI-së Beqir Asani, i cili sulmoi fizikisht një nënpunëse policore përderisa kishte tentuar që të ia ngrej veturën me mjetin merimangë.