Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski përmes një video mesazhi në rrjetin social Facebook, ka dërguar mesazhe drejt Qeverisë së aqedonisë së Veriut. Mickoski shpreheti bindur se partia që ai drejton, nuk do të nënshkruajë një Përzhino tjetër. VMRO-ja që nënshkruante çdolloj kompromisi të imponuar, nuk ekziston më, theson ai.

Mickoski thotë se nuk do të ketë dy të tretat evotave për Ligjin e Prokurorisë. Ai këmbëngul në zgjedhje të parakohshme, ndërsa i çon mesazh Zaevit dhe funksionarëvetë tij, se ai që ka shkelur ligjin, do të mbajë burg, pranë Katica janevës.

“Atë që e keni mbjellur do ta korrni. DO të jeni fqinj të parë me atë që tani e keni arrestuar, Katica Janeva, Boki 13 e të tjerët”- përfundon Mickoski.