Pas protestave të para të organizuara nga Këshilli “anti-kasino”, anëtari i këtij Këshilli ka falënderuar pjesëmarrësit dhe ka treguar që do të ketë edhe shumë beteja tjera për arritjen e qëllimit final, që është mbyllja e kasinove nëpër vendbanime.
Ja postimi i plotë i anëtarit të Këshillit organizativ, Xhemal Abdiu:
“Nuk deshiroj te keqkuptohem se ky shkrim i imi nuk eshte ne cilesine e reagimit, por eshte ne cilesine e falenderimit ndaj jush, dhe nderkohe sqarim per ju. Jam Xhemal Abdiu anetar i keshillit organizativ ANTIKASINO. Nuk me bie ndermend te flas per veten time por ne cilesine e zerit te popullit per balle kesaj te keqe e cila tangon shoqerine ne pergjithesi.
Falenderoj te gjithe, keshillin organizativ te protestave dhe masen e gjere te cilet e fuqizuan dhe mbeshteten protesten kunder kasinove, bastoreve dhe lojerave te fatit. Siç e dini se pari potencova historikun e lagjes dhe banoreve te saj te cilet sakrifikuan cdo gje ne zgjerimin e dijes, mbrojtjen dhe rritjen e saj – themelimin e Universitetit te Tetoves.
Gjithashtu theksuam se fillimi eshte ne Reçice te Vogel dhe do te vazhdoje deri ne dislokimin e te gjitha kasinove dhe lojerave te fatit kudo qofshin ato. Thirrjes per proteste ia bashkangjita kete thenie: “Jeta nuk shkaterrohet nga ata qe bejne gjera te keqija, por shkaterrohet nga ata qe i shikojne e nuk bejne asgje”. Ndersa sot do te shtoj edhe dicka tjeter se: “Edhe me keq nese pengojne ne ngritjen e zerit kunder te keqes”. Ndoshta nuk ja vlen, apo nuk ia vlen te bisedojme por eshte e pashmangshme te themi se u vertetua thenia: “Ra ky mort e u pame”.
Dua ta ndaj ne lidhje me kete me ju miq te nderuar, se kemi patur individ qe kane qene afer nesh, qe i njohim fort mire e qe na njohin, fatkeqesisht duhet ta themi se ne kesi momentesh kur jemi mbledhur per t’i thene NDAL te keqes, ai shkon me larg duke na punuar thikë pas shpine, bile me shpifje te llojit qe vetem ai i di. Derisa ne patem dijen dhe guximin te paraqesim kerkesat e popullates do ta kemi perseri guximin qe ta zbardhim edhe emrin e tij dhe gjithe te tjereve qe shpifin me profil te rrejshem.
Ju pershendes nga zemra juve qe e perkrahet fuqimisht kerkesen ANTIKASINO ndersa per shpifesit ju lus: “Nuk do lejojme qe njerezit negativ dhe toksik te huazojne kokat tona”. P.S. Sa per informacion keshilli organizativ vazhdon takime me organet pergjegjese dhe presim finalizimin e kerkesave tona edhe per kunder kercenimeve ndaj kesaj iniciative qe e llogaritim shume te drejte dhe fisnike. Per cdo risi do jeni te informuar paraprakisht!
Me respekt, Xhemal Abdiu,
Keshilli Organizativ ANTIKASINO.”