Salah ka përsëritur sërish dëshirën për t’iu “hakmarrë” gjithë atyre që nuk i besuan te Chelsea.
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka treguar edhe njëherë dëshirën që ka pasur për t’ia dëshmuar të kundërtën atyre që nuk i besuan te Chelsea.

Salah ka shkëlqyer që në sezonin e parë me Liverpoolin, duke shënuar 43 gola në të gjitha garat, duke udhëhequr Liverpoolin drejt finales së Champions League.

“Kam qenë këtu (në Premierligë) katër vite më parë dhe shumë njerëz thoshin; ‘ai nuk mundi të ketë sukses, se nuk mund të luaj në Premierligë, është Ligë e vështirë për të’”, tha Salah.

“Kështu që gjithmonë e kam pasur në mendje që një ditë të kthehem. Që nga dita e parë që u largova nga Chelsea, kam dashur t’ia dëshmojë të kundërtën (kritikuesve) dhe t’iu tregoj se e kanë pasur gabim. Iu tregova tashmë se e kanë pasur gabim”, shtoi Salah.