Këshilli i Prokurorëve, edhe pse mendon se nuk ka përgjegjësi në Gjykatën Penale për ikjen e Nikola Gruevskit, megjithatë do të kryejë kontroll në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për të kontrolluar nëse ka mangësi në procedurë.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhoski, sot tha se me qëllim të heqjes së dyshimeve dhe në interes të publikut do të bëjnë inspektime

“Me qëllim të heqjes së dyshimeve dhe në interes të publikut, këtë të drejtë e ka Këshilli Gjyqësor, dhe jo një herë kemi qenë në kontroll dhe për lëndë të tilla, por interesi i publikut është gjithnjë i ndryshëm në varësi të asaj se për cilin ka të bëjë”, u shpreh Zoran Karaxhoski.

Ndryshe, pasi u dënua me dy vite burg ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevksi, u arratis në Hungari ku edhe fitoi azil politik.