“Do t’ju mposhtim fortë në zgjedhjet e ardhshme do t’ju tregojmë ku meritoni të jeni – në plehra”, tha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në protestat para qeverisë.

Ai tha se partia e tij ka filluar me aktivitete në gjitha qytetet e Maqedonisë, kundër qeverisë së LSDM-së.

“Një ‘uaa’ të madhe për Zoran Zaevin. Përfaqësuesit e MPB-së e ruajnë Maqedoninë nga ai ndërhyrës, i cili është fshehur brenda diku. Sot fillojmë dhe do të vazhdojmë gjatë fundjavës në gjithë shtetin. Çdo të mërkurë do të mblidhemi para qeverisë dhe do ta shprehim revoltën tonë. Ai do të mposhtet ndryshe, me protesta paqësore. Nuk do të jemi sikur ato, të thyejmë dhe të hedhim, pasi ne ndërtojmë”, tha Mickoski.

Ai në fjalimin e tij para protestuesve kujtoi edhe ata që siç tha e kanë kritikuar, duke ju thënë se ai është në rrugë duke protestuar.

Протестен марш на ВМРО-ДПМНЕ

Протестен марш на ВМРО-ДПМНЕ

Gepostet von TV21 am Mittwoch, 28. November 2018